Policia ka kapur 171 “shofere të shpejtë”

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 171 drejtues mjetesh.
Prej tyre, dy automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht, 99 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 72 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Policia bën thirrje deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.