Policia gjobiti 129 shoferë në Shkup, problem shpejtësia dhe rripi

SPB – Shkup gjatë ditës së djeshme (11.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik. Në territorin e Shkupit ku zakonisht shënohen shkeljet më të mëdha, janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba.

Nga gjobat e shqiptuara 12 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, nëntë gjoba u shqiptuan për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë.

“Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button