Policia e RMV-së arrestoi ish-drejtorin e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe pronarin e një servisi

Ish-drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Pece Mirçeski sonte është arrestuar në stacionin policor në Kisella Vodë, pasi sot Policia Financiare ka hapur hetim për veprat të kryera penale marrje të ryshfetit, falsifikim të dokumentit zyrtar, përvetësim në shërbim dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim të kryera gjatë kohës sa ka qenë drejtor, konfirmuan për MIA-n nga Policia Financiare.

Së bashku me Mirçeskin është arrestuar edhe pronari i servisit renta VIP, i cili po ashtu është i përfshirë në të njëjtin hetim.

“I denoncuari i parë P.M. në cilësinë e zyrtarit – drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën prej datës 09.06.2021 deri më 13.06.2024, me vetëdije dhe me paramendim, ka kryer veprime zyrtare që nuk nuk ka guxuar t’i kryejë dhe ka nënshkruar pesë marrëveshje të furnizimit publik me një subjekt juridik nga Shkupi, në pronësi dhe të menaxhuar nga ana e të denoncuarit të dytë G.P, ndërsa në këtë rast nuk e ka paraqitur ekzistencën e konfliktit të interesit, duke mos u përjashtuar nga të njëjtat procedura të furnizimit publik dhe gjatë gjithë asaj periudhe, madje edhe pas përfundimit të detyrës së drejtorit, ka përfituar drejtpërdrejt dobi materiale për vete dhe për personin e afërt nga subjekti juridik në pronësi dhe të menaxhuar nga ana e të denoncuarit të dytë G.P. duke vepruar në këtë mënyrë, i denoncuari i parë ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i denoncuari i dytë ka kryer veprën penale dhënie ryshfeti nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë Financiare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button