Policia duart plot, ka kapur 12 përdorues dhe trafikues të drogës gjithandej Maqedonisë

Gjatë ditës së djeshme, policia ka kapur disa qytetarë me drogë, kryesisht marihuanë në territorin e të gjithë shtetit, raporton Alfax. Bëhet fjalë për 12 persona, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur. Ngjarjet e ndara janë zhvilluar si vijon.

  • Me datë 20.03.2024 në ora 23:50 pjesën e Qendrës në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, kanë arrestuar D.T.(29) nga Republika e Greqisë për shkak të konstatimit se bart me vete lëndë në formë të pluhurit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi perkatës.
  • Me datë 20.03.2024 në ora 15:00 në rrugën “Marko Cepenkov” në Manastir, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria D.S.(18) dhe një të mitur, të dy nga Manastiri, pasi u është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.
  • Me datë 20.03.2024 në ora 13:00, zyrtarët policorë nga SPB Manastir kanë ndaluar pesë të mitur dhe SM(19), të gjithë nga Manastiri. Ata janë gjetur në oborrin e një kishe në Manastir dhe gjatë kontrollit, dy prej të miturve kishin  disa pako me marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të pasojë kallëzimi.
  • Me datë 20.03.2024 në Shtip, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Shtipit e kanë arrestuar  Ç.T.M.(32) nga Republika e Turqisë për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.
  • Më datë 21.03.2024, në orën 01:30 në Probishtip, punonjësit e Policisë së vendit kanë arrestuar A.A.(22), 20-vjeçarin B.I. dhe D.V.(20), të tre nga Probishtipi, pasi u është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Pas përfundimit të çështjes, do të pasojë një dorëzim përkatës, njofton MPB, raporton Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button