Policia do t’i bëjë me dokumente 18 vjeçarët për një ditë, që të mund të votojnë

Ministria e Brendshme do të organizojë të shtunën (06.04.2024) në periudhën nga ora 08.00 deri në orën 15.00 në zyrat rajonale të çështjeve administrative në të gjithë vendin do të organizojë fotografim të personave që nuk kanë asnjë dokument për votim e që kanë mbushur së fundmi 18 vjet, raporton Alfax.
Siç ka njoftuar Ministria e Brendshme, fotografimi do të bëhet për një ditë të vetme, në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Ftojmë qytetarët që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe nuk kanë asnjë dokument biometrik të vijnë të shtunën në zyrat rajonale të çështjeve administrative në të gjithë vendin, në mënyrë që të fotografohen dhe tu përgatitet në kohë dokumenti personal, në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme”, njoftojnë nga MPB.Alfax



