Policia bullgare nuk ka informacion për Palevskin, nuk ka as fletëarrest ndërkombëtar

MPB-ja bullgare nuk ka informacione se Ljupço Palevski – Pallco, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe berberit 74-vjeçar nga Velesi, Pançe Zhezhovski, ndodhet në territorin e Bullgarisë.

Nga atje përmes një komunikate thonë se për momentin nuk ka as fletarrest ndërkombëtar për të.

“Nuk kemi informacion se ka urdhër ndërkombëtar për të”, thonë nga Ministria e Brendshme bullgare.

Informata se Palevski ndodhet në Bullgari sot në mëngjes në një konferencë për media erdhi nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili së bashku me kreun e Prokurorisë së Shkupit, Gavrill Bubevski, i shpjegoi të gjitha informatat e mëparshme për vrasjen e dyfishtë. Policia kishte njohuri se Palevski fillimisht kishte ikur në Serbi, e pastaj në Bullgari, dhe pastaj nuk kanë informata nëse ka kaluar në shtet tjeter.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button