Policia britanike në mbrojtje të Izraelit, arreston demonstrues në protestën në Londër

Policia në Londër ka njoftuar se ka nisur arrestimet gjatë një demonstrimi në mbështetje të grupit të ndaluar për veprime direkte, Palestine Action.

Në një përsëritje të skenave që kanë ndodhur dy të shtunat e kaluara, oficerët e policisë metropolitane të Londrës kanë ndaluar protestues në Parliament Square, të cilët kundërshtonin ndalimin e vendosur ndaj grupit.

Ashtu si në demonstratat e mëparshme që kërkonin shfuqizimin e ndalimit të grupit, protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Jam kundër gjenocidit, mbështes Palestine Action,” raportoi agjencia PA Media.

Palestine Action u shpall organizatë e ndaluar në fillim të këtij muaji sipas ligjeve britanike për “antiterrorizëm”, duke e bërë shprehjen e mbështetjes për grupin një vepër penale që dënohet deri në 14 vite burg.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button