Policia bastisje në gjithë Maqedoninë. Kapen 16 trafikues të drogës

Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme në aksione speciale të policisë, janë kryer disa bastisje në Shkup, Veles, Gostivar, Ohër dhe qytete të tjera, gjatë të cilave janë arrestuar 16 persona. Është gjetur drogë e llojit kokainë, janë kapur amfetaminë, marihuanë dhe droga të tjera, armë, para dhe sende me vlerë, raporton Alfax.
Në njërin nga kontrollet në Shkup janë gjetur mbi dy kilogramë amfetaminë, rreth gjysmë kilogram marihuanë, një peshore digjitale, para dhe një armë. Në një kontroll tjetër në Shkup janë gjetur tre thasë me marihuanë me peshë totale rreth një kilogram e gjysmë.
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron aksione të forta edhe ditëve në vazhdim për luftimin e tregëtisë ilegale me drogë. Ndaj të arrestuarve që janë kapur në flagrancë, do të ngriten kallëzime penale.Alfax.






