Plani i Izraelit për një “shtet bektashi” në Siri

Pasi fraksionet e opozitës siriane rrëzuan regjimin e Bashar al-Assad-it të dielën, Izraeli mori iniciativën për të zgjeruar pushtimin e Lartësisë Golan dhe për të shtyrë në zonën mbrojtëse kufitare.

Izraeli pushtoi të gjithë Golanin, duke përfshirë anën siriane të majës së malit Hermon. Ai gjithashtu përparoi drejt lindjes, duke marrë nën kontroll një zonë tampon në të njëjtën zonë.

Duke pushtuar pjesën e sipërpërmendur të Sirisë, e cila është e banuar kryesisht nga minoriteti sirian Druz, një lloj bektashizmi asaj ane, Izraeli ka krijuar një mundësi të favorshme për të filluar procesin e krijimit të një shteti të vogël druz aty.

Kjo është një ide e vjetër e Izraelit sionist, e cila u rishfaq pas rënies së regjimit të Assad-it. Qëllimi i këtij plani është krijimi i një shteti që do të ndajë Palestinën e pushtuar nga Siria, dhe këtë herë ideja paraqitet më gjerë se plani i vjetër i Yigal Allon, duke përfshirë aneksimin e Libanit jugor.

Kufijtë e këtij shteti të propozuar do të shtriheshin nga Jabal al-Arab, ose malet Druze, në Siri deri në kufirin me Jordaninë, duke përfshirë Libanin jugor.

Politikanët dhe zyrtarët ushtarakë izraelitë pretendojnë se ky shtet do të shërbejë si një “mburojë njerëzore” që mbron vendbanimet izraelite, duke e bërë atë vijën e parë të mbrojtjes për ato vendbanime, pas asaj që ndodhi më 7 tetor.

Jabal al-Arab ose Jabal al-Druze është një mal që ndodhet në Sirinë jugore, i cili është një varg malor që shtrihet në provincën e Suvejdës, me majat që ngrihen deri në 1827 metra, dhe që në shpate ka dhjetëra qytete e fshatra. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button