Plaçkitje si në filma në bankën e Shkupit, kërcënoi me armë punonjësit

Një plaçkitje si në filma, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një bankë në rrugën Ilindenska në Shkup.
Siç njofton MPB, një person me kapuç (fantomi) në kokë ka hyrë në bankë dhe ka kërcënuar punonjësit se nëse nuk do t’i dorëzonin paratë do t’i vriste. Plaçkitësi mbante në dorë armë. Ai arriti të arratisej.
“Sot (28.02.2024) në ora 10:26 në Shkup është raportuar se në një filial të një banke në Ilinden – Shkup, një person ka kërcënuar me armë zjarri punonjësit dhe ka marrë para”
Një pjesë e mediave raportojnë se bëhet fjalë për një shumë të lartë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar të këtij informacioni.



