Plaçkitet shtëpia e ish-presidentit francez

Ish-presidenti francez François Hollande ka qenë viktimë e një plaçkitjeje, pasi hajdutët më 22 nëntor kanë hyrë në shtëpinë e tij në Paris, ku ai jeton me partneren e tij, Julie Gayet, ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të Parisit për Le Figaro.

Plaçkitja është konfirmuar gjithashtu edhe nga burime pranë Partisë Socialiste në Corrèze, shkruan e përditshmja pariziene.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, dy persona janë identifikuar, arrestuar dhe hetuar që më 28 nëntor, mëson Le Figaro. Megjithatë, nuk specifikohet se çfarë kanë arritur të vjedhin nga banesa e ish-presidentit francez.

Të dyshuarit janë dy burra të lindur në dhjetor të vitit 1994 dhe shkurt të vitit 1995 në Algjeri, shton gazeta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button