Pioli: Ndaj PSG-së do të jetë ndeshja e kthesës për Milanin

Milani është duke kaluar një moment të vështirë rezultatesh si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

Në prag të sfidës së katërt të fazës së grupeve të Champions League, ku përballë do të ketë Paris Saint-Germain, trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli, deklaroi për mediet se ky takim do të jetë pika e kthesës, ndërsa theksoi se në sfidën ndaj Udineses i zhgënjyen të gjithë.

“Kundër Udineses ne i zhgënjyem të gjithë, para së gjithash veten tonë. Nëse tifozët na ofenduan, kjo ndodhi sepse ne bëmë shumë keq”, tha Pioli, teksa më tej shtoi: “Ndaj PSG-së mund të jetë ndeshja e kthesës. Milani im dëshiron të luajë një ndeshje të shkëlqyer dhe ne do të kemi nevojë të jemi të vëmendshëm për 90 minuta. Do të duhet t’i shfrytëzojmë mirë mundësitë tona”, tha trajneri Pioli.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button