Pikat për dokumente do të punojnë edhe më 29 dhe 20 nëntor

Pikat e Ministrisë së Brendshme për fotografimin dhe lëshimin e dokumenteve personale në datat 29 dhe 30 nëntor do të punojnë me orar të plotë. Datat e parapara për fotografimin dhe ndërrimin e dokumenteve personale, të cilat janë për datat 29 dhe 30 nëntor, do të realizohen përkundër faktit se ato dy ditë janë ditë jo pune për administratën shtetërore dhe publike, përcjellë Alfax.
“Pikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për fotografimin dhe zëvendësimin e dokumenteve personale do të punojnë me kohë të plotë në datat 29 dhe 30 nëntor”, thonë nga MPB.
Nga MPB apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë datat e parapara për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të zëvendësimit dhe dhënies së dokumenteve personale.
Më 29 nëntor administrata dhe shkollat në Shkup do të punojnë deri në mesditë, ndërsa më 30 nëntori do të jetë ditë jopune për ta. Shkak për marrjen e një vendimi të tillë është mbajtja e Takimit të 30-të Ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet në Shkup.



