Petrovska- Trokaz: Anëtarësimi në BE është siguri

Situata e sigurisë në rajon, nevoja për intensifikimin e proceseve integruese evropiane si mënyrë për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës , si partnerë strategjikë dhe aleatë në Aleancë, ishin temat që kanë diskutuar në takimin e sotëm ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz.

“Pas anëtarësimit në NATO, jemi të përkushtuar për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Nuk duhet të humbim kohë në rrugën drejt anëtarësimit në Union, aq më tepër që ndryshimet kushtetuese që priten nga Maqedonia e Veriut vetëm e konfirmojnë vendin si vend demokratik dhe multietnik dhe në asnjë mënyrë nuk cenojnë identitetin kombëtar. Përkundrazi, përfshirja e bullgarëve krahas pakicave të tjera në Kushtetutë i jep fund përgjithmonë tezës së gabuar se jemi një popull në dy shtete dhe konfirmon identitetin tonë kombëtar maqedonas. Ajo që na dëmton është zvarritja e procesit”, theksoi ministrja Petrovska.

I dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Trokaz siç thuhet në kumtesë, është pajtuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është gjithashtu çështje sigurie dhe ka përcjellë qëndrimin e vendit të tij se Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane të bashkuar në vlerat e përbashkëta, prosperitetin dhe stabilitetin.

“Maqedoni e Veriut ka mbështetjen e plotë franceze për anëtarësim sa më të shpejtë në Union”, tha Trokaz.

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes, ministrja Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Franca e kanë ngritur bashkëpunimin në nivel të partneritetit strategjik. Ajo ka folur edhe për procesin e modernizimit dhe pajisjes, ku theksoi se një nga sistemet kyçe, sistemin e mbrojtjes ajrore, Maqedonia e Veriut e blen nga Franca, që është konfirmim i zhvillimit të teknologjisë ushtarake franceze si dhe i përkushtimit të Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e shpejtë të forcave të saj të armatosura.

Në takimin me Petrovskën dhe të dërguarin special Trokaz kanë marrë pjesë dhe ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Siril Bomgartner si dhe Matie Abgral nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës.Zhurnal.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button