Peskov: Rusia do të vazhdojë luftën në Ukrainë “derisa të mos ketë zgjidhje diplomatike”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë të qartë se Rusia nuk do të ndalë luftën kundër Ukrainës, përderisa, sipas tij, nuk ka mundësi për arritjen e objektivave përmes mjeteve diplomatike, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne jemi të interesuar t’i arrijmë qëllimet tona gjatë operacionit special ushtarak dhe do të ishte e preferueshme ta bënim këtë përmes mjeteve politike dhe diplomatike,” ka deklaruar Peskov, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Megjithatë, ai shtoi se “derisa një gjë e tillë të mos jetë e mundur, ne do të vazhdojmë operacionin special”.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur luftimet në Ukrainë po vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për paqe nuk kanë prodhuar rezultat konkret.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Rusia dhe Ukraina kanë kryer një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës të premten, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur gjatë bisedimeve në Stamboll muajin e kaluar. Detajet mbi numrin e të liruarve nuk janë bërë publike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button