Pesë persona të lënduar në aksidentin në rrugën Tetovë–Shkup

Pesë persona janë lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi dje pasdite në rrugën Tetovë–Shkup, për shkak të të cilit qarkullimi u ndërpre për një kohë më të gjatë.

Në përplasjen mes dy automjeteve, njëri prej tyre u dëmtua rëndë dhe përfundoi i rrotulluar në drejtim të kundërt të rrugës. Personat e lënduar janë transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer një ekip i SPB Tetovë, ndërsa shkaqet e aksidentit të trafikut po hetohen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button