Pesë persona janë privuar nga liria për dhunë familjare, gjithsej gjashtë kallëzime në Shkup, Tetovë, Kërçovë dhe Prilep gjatë 24 orëve të fundit

Më 18.03.2026 në orën 18:30 në Kërçovë, nëpunës policorë nga SPB Kërçovë e privuan nga liria T.M. (33) nga Kërçova, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 30-vjeçare.
Më 18.03.2026 në orën 17:40, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria S.K. (30) nga Shkupi, duke vepruar pas një kallëzimi nga e dashura e tij 30-vjeçare se për një periudhë të caktuar e kishte ndjekur në lokacione të ndryshme ku ajo lëvizte, si dhe në vendin e saj të punës, dhe se po atë ditë rreth orës 15:00 i kishte bërë kërcënime përmes telefonit.
Më 18.03.2026 në orën 17:30 në SPB Prilep, një 38-vjeçare nga një fshat i komunës së Dollnenit ka denoncuar se ish-bashkëshorti i saj e kishte sulmuar fizikisht.
Më 18.03.2026 në orën 23:25 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria F.A. (38) nga Shkupi, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se në shtëpi fizikisht e kishte sulmuar motrën e saj 31-vjeçare.
Më 19.03.2026 në orën 02:00 në Shkup, në zonën e Shutkës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.D. (22) nga Shkupi, duke vepruar pas një kallëzimi nga ish-bashkëshortja e tij 22-vjeçare se më 18.03.2026 rreth orës 21:00 në një objekt tregtimi i kishte bërë kërcënime, ndërsa me përdorimin e forcës fizike ia kishte marrë telefonin celular.
Më 18.03.2026 në orën 19:30 në Shkup, në zonën e Draçevës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.M. (59) nga Shkupi, duke vepruar pas një kallëzimi nga partnerja e tij jashtëmartesore 45-vjeçare se ai e kishte detyruar të largohej nga shtëpia familjare.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.



