Pesë iniciativa janë dorëzuar deri te Gjykata Kushtetuese për letërnjoftimet, patentë shoferët dhe pasaportat

Pesë iniciativa janë dorëzuar deri tek Gjykata Kushtetuese për letërnjoftimet, patentë shoferët dhe pasaportat dhe aq shumë raste veçmë janë formuar. Iniciativat i referohen periudhës së lëshimit të këtyre dokumenteve personale si dhe për lirinë e lëvizjes e cila është e kufizuar, tha sot kryetarja e Gjykatës Kushetuese, Dobrilla Kacarska.
Sipas Kacarskës, qytetarët duhet të dinë se lirimi i lëvizjes nuk është në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ishte, siç është përmendur, është prezantuar padia kushtetuese, atëherë ata mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për secilën kërkesë, secila liri dhe e drejtë e garantuar me Kushtetutë.
“Është e saktë se në Gjykatë kanë arritur, mendoj pesë lëndë. Janë formuar gjithsej pesë lëndë. Të gjitha janë dërguar tek ekipet, gjyqtari raportues dhe këshilltari i gjykatës. Në lidhje me periudhën kohore kur ato lëndë do të vendosen në seancë, nuk kam mundur të ju përgjigjem sepse varet ekskluzivisht nga ekipi punues dhe nuk ndërhyjë asnjëherë në punën e gjyqtarit dhe të këshilltarëve. Po punohet për atë që është aktuale në shtetin tonë – për letërnjoftimet, për patentë shoferët dhe pasaportat. Konkretisht nuk mund të tregojë çka është kontestuar, por sigurisht se është periudha e lëshimit të dokumenteve personale, kohëzgjatje e tyre, sepse ka disa dokumente që ende janë me rëndësi, dhe lirimi i lëvizjes e cila është e kufizuar në këtë mënyrë. Mirëpo, qytetarët këtë duhet ta dinë se liria e lëvizjes nuk është nën kompetencat e Gjykatës Kushtetuese”, thekson Kacarska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të pullës postare me rastin e 60 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.



