Përplasjet me Gasperinin, Atalanta do ta largojë Ademola Lookman

Pas eliminimit të Atalantas nga Champions League, kanë dal në publik përplasjet mes trajnerit Gian Piero Gasperini dhe sulmuesit, Ademola Lookman.
Tekniku italian kritikoi dhe e bëri fajtor Ademola Lookman për penalltinë e humbur ndaj Club Brugge në ndeshjen e parë, e cila u prit nga Simon Mignolet, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se sulmuesi nigerian është një nga gjuajtësit më të këqij të penalltive që kam parë ndonjëherë.

E Lookman ka reaguar menjëherë i cili ka thënë se ndihet shumë keq me sjelljen e trajnerit.
Ndërkohë raportohet se Atalanta të largojë Ademola Lookmanin gjatë afatit kalimtar të verës.

Fillimisht klubi do të tentojë të sqarojë situatën me Gasperinin në 24 orët e ardhshme ndërsa nuk do të ndryshojë planet e ardhshme pasi pritet të bëhet transferimi i tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button