Përplasja verbale për komunikacion, përfundoi me the’rje me thikë – Prokuroria nisi procedurë për incidentin në Çair

Prokuroria ka nisur procedurë kundër një personi të moshës 18-vjeçare, për siç thonë sepse ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale – Lëndim i rëndë, transmeton TV21.

Ai, ka qenë i përfshirë në incidentin e mbrëmshëm në Çair, për të cilin rast, procedurë do të të zhvillohet edhe kundër një të mituri.
“Nga dëshmitë e siguruara në lëndë ekziston dyshimi i bazuar se rrjedhojë e incidentit të armatosur me armë, ka qenë pëplasje verbale në komunikacion, mes të dyshuarit dhe babait të tij nga njëra anë dhe të miturit nga ana tjetër. Përleshja është rritur në përplasje fizike, ku babai dhe biri duke shfrytëzuar forcë fizike, grushte, e kanë sulmuar të miturin. Në atë moment fëmija ka nxjerr thikën me të cilën u ka shkaktuar plagë të rënda në trup të dyshuarit dhe babait të tij. I dyshuari ka arritur ta marrë thikën e fëmijës dhe e ka ther në kraharor”,qëndron në njoftimin e Prokurorisë.

Që të tre kanë marrë lëndime, ku i mituri dhe babai kanë përfunduar në spital me lëndime më të rënda trupore.
Ndërkaq 18-vjeçarit, i cili ka marrë plagë më të lehta, i është shqiptuar masa e kujdesit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button