Përmbytjet në Gaza janë rezultat i “pengimit sistematik të ndihmës”, thotë Oxfam

Bushra Khalidi, drejtuese e politikave të Oxfam-it në territorin e pushtuar palestinez, thotë se palestinezët po “ecin mes ujërave të zeza, baltës dhe rrënojave” për shkak të stuhisë së vazhdueshme.
“Kjo nuk është dështim i përgatitjes apo i kapaciteteve; është rezultat i drejtpërdrejtë i pengimit sistematik të ndihmës,” deklaroi Khalidi.
“AUTORITETET izraelite vazhdojnë të bllokojnë hyrjen e materialeve bazë për strehim, karburantit dhe infrastrukturës së ujit, duke i lënë njerëzit të ekspozuar ndaj dëmeve plotësisht të parandalueshme. Kur qasja mohohet, stuhitë bëhen vdekjeprurëse. Kjo vuajtje prodhohet nga politika, jo nga moti,” shtoi ajo.



