Përmbytje të mëdha në Maryland të SHBA-së

Përmbytje të mëdha goditën Westernport në Qarkun Allegany, Maryland të SHBA-së pas reshjeve të dendura të shiut, duke nxitur një reagim të koordinuar emergjent të mërkurën herët, transmeton Anadolu.

Guvernatori i Maryland, Wes Moore tha se autoritetet kombëtare dhe lokale po reagojnë në mënyrë aktive ndaj situatës me policinë e shtetit të Marylandit, policinë e Departamentit të Burimeve Natyrore dhe ekipet e zhytjes të vendosura në zonën e prekur.

“Ne po monitorojmë nga afër kushtet e përmbytjeve që janë të pranishme në të gjithë Marylandin Perëndimor për shkak të reshjeve të dendura të shiut, veçanërisht në Qarkun Allegany”, tha Moore në një deklaratë në Facebook.

Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të Marylandit ka ngritur statusin e Qendrës së Operacioneve të Emergjencave për të mbështetur reagimin ndërsa guvernatori Moore tha se do të ofrohet mbështetje shtesë sipas nevojës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button