Përmbytje të mëdha në Europë, nga Polonia në Rumani, të vdekur, të zhdukur e shkatërrime të mëdha

Europa qëndrore është përfshirë prej disa ditësh nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha.

Në Rumani autoritetet kanë bërë të ditur se të paktën katër persona kanë vdekur nga vërshimet, në Poloni është raportuar për një viktimë, ndërsa në Republikën Çeke katër persona rezultojnë të zhdukur.

Reshjet kanë detyruar ekipet e shpëtimit që të angazhohen në disa pjesë të Austrisë, Republikën Çeke dhe Poloni, teksa banorët janë evakuuar pasi një digë u tejmbush, duke krijuar një situatë kritike.

Por, Rumania, është shteti që është goditur më së shumti, me 20 komuna në 8 qarqe të ndryshme që janë prekur nga përmbytjet.

Më shumë se 5.000 banesa janë dëmtuar dhe qindra banorë janë evakuuar. Kryeministri i vendit njoftoi se janë ngritur strehimore të përkohshme për njerëzit që janë në rrezik nga përmbytjet teksa vizitoi disa nga zonat e prekura.

Instituti Hidrologjik dhe i Menaxhimit të Ujërave në Rumani ka aktivizuar alarmin e kuq në dy rajone, ndërsa në përpjekjet e shpëtimit po merr pjesë edhe ushtria, e cila po tenton që të arrijë te banorët që janë bllokuar.

Niveli i ujit në disa pjesë të Rumanisë arrin deri në tre metra.

Ndërkaq, autoriteti për menaxhimin e ujit në Poloni, tha se situata është kritike, pasi një digë e madhe pranë kufirit me Çekinë u shemb duke detyruar banorët të evakuoohen.

Edhe në Austri, dhjetëra komuna janë shpallur zona të katastrofës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button