Përmbytje rekord në SHBA, niveli i ujit arrin në 4 metra

Shtetet qendrore dhe lindore të SHBA- së janë goditur nga moti i keq, me shira të dendur, erëra të forta dhe reshje të shumta dëbore. Më shumë se 182,000 shtëpia kanë mbetur pa energji në Oregon dhe gati 10,000 në Uashington.
Record-breaking floods hit parts of US east coast.
Extreme winter weather is causing major disruption in the US as a continuing wave of Arctic storms hit flights, NFL playoff games and election campaigns.https://t.co/6jI3ff0F14 pic.twitter.com/1ac3trNREW
— Sky News (@SkyNews) January 14, 2024
Në Michigan, më shumë se 61,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike dhe më shumë se 57,000 në Wisconsin. Nivelet e ujit në bregun e Maine në Portland arritën nivele rekord të shtunën, duke përmbytur komunitetet bregdetare që kishin përjetuar tashmë probleme të mërkurën.
Nivelet e ujit në Portland arritën 4 metra pak pas mesditës, duke tejkaluar rekordin e vendosur në vitin 1978, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Përmbytje u raportuan gjithashtu në New Jersey, New York, Connecticut, Massachusetts dhe Rhode Island, sipas të dhënave të NOAA.



