Përmbytje masive në Itali, tre të vdekur dhe gjashtë të zhdukur

Një stuhi e fortë goditi Italinë gjatë mbrëmjes së të enjtes duke shkaktuar probleme të shumta në disa zona të vendit. Vala e motit të keq vazhdon në pjesën më të madhe të Italisë. Situata është veçanërisht kritike në Toskanë , ku tre persona vdiqën të enjten, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur të zhdukur. Uji ka përmbytur edhe spitalet në Toskana, raportojnë mediat.

Po ashtu rrugët janë kthyer në Lumenj edhe në zonën e Livornos. “Niveli i lumenjve menjëherë u ngrit shumë pas shiut”, tha kryebashkiaku Luca Salvetti.

Duke pasur parasysh shtimin e reshjeve të shiut, mbrojtja civile këshilloi qytetarët që të “largohen nga zonat e rrezikuara dhe të ngjiten në katet e sipërme të pallateve”. Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, të gjitha shkollat ​​janë urdhëruar të mbyllen për nesër .

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button