Përmbytet Teatri i Dramës

Pas stuhisë së fortë që ka goditur sot pasdite Shkupin dhe rrethinën, Teatri i Dramës në Shkup është vërshuar. Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkovka njoftuar në Facebook ka inspektuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet nga reshjet e djeshme.

– Isha në Teatrin e Dramës për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet nga reshjet e shiut. Nëse në vitin 2017 Qeveria e LSDM-së do ta realizonte projektin për ndërtimin e objektit të ri modern, siç ishte planifikuar më parë, sot nuk do të ishim dëshmitarë të kësaj përmbytjeje. Neglizhenca shtatëvjeçare e Teatrit të Dramës jo vetëm u bë e dukshme, por sot shiu e pamundësoi atë të jetë një tempull arti. Tash e tutje rolin kryesor në skenë e kanë kovat në vend të aktorëve”, ka shkruar Ljutkov në profilin e tij në Facebook.

Kjo Qeveri, siç tha Ljutkov, nuk do të lejojë të vazhdojë poshtërimi i artistëve dhe do të investojë plotësisht në krijimin e kushteve dinjitoze për punën krijuese të artistëve.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button