Përmbyten stacionet e metrosë në New York pas shirave të rrëmbyeshëm

Reshjet e dendura të shiut kanë çuar në përmbytje të menjëhershme dhe të rënda në New York City, me ujërat që përmbytën disa stacione të metrosë dhe ndaluan shërbimet në shumë linja, raporton Anadolu.

Stuhitë shkaktuan përmbytje të menjëhershme në shumë pjesë në New Jersey pas disa orësh të shirave intensive.

Operacionet e metrosë në linjat 1, 2, 3, E, F, M dhe R u ndërprenë për shkak të përmbytjeve në stacionet kyçe, përfshirë Rrugën 96, Rrugën 28 dhe stacionin Penn në Rrugën 34.

Udhëtarët u përballën me vonesa dhe pezullime të shumta derisa ekipet e emergjencës punuan për të larguar miliona galonë ujë nga sistemi i metrosë.

Guvernatori i shtetit amerikan New Jersey, Phil Murphy, shpalli gjendje të jashtëzakonshme të hënën në mbrëmje, pasi reshje të mëdha shiu goditën shtetin amerikan.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button