Përleshje me armë në Çair, ka të lënduar

Pasditen e sotme është vërejtur një numër i madh i forcave policore speciale si dhe autoambulancë në territorin e Çairit, pas çka policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për një përleshje me armë në një kafeteri në këtë vend, raporton Alfax.

“Sot (22.02.2024) rreth orës 15:00, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB – Shkup, e kanë arrestuar A.N, duke vepruar pas kallëzimit të orës 14:00 se në një objekt hoteliere në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup se ka qëlluar E.S,  duke ia plagosur këmbën. Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet kallëzimi adekuat”, njofton policia.Alfax.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button