Përkrahje e madhe për Daut Memishin në Tearcë!

Tearca sot tregoi qartë vullnetin e saj politik, përkrahje e jashtëzakonshme për kandidatin e Koalicionit VLEN, Daut Memishi. Qindra qytetarë u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre për vizionin e ndryshimit dhe zhvillimit që po sjell ky koalicion.
Atmosfera ishte mbresëlënëse, me energji, entuziazëm dhe besim se VLEN është forca që do ta çojë Tearcën drejt një të ardhme më të mirë. Banorët e komunës e vlerësuan Daut Memishin për qasjen e tij të afërt me njerëzit, përkushtimin ndaj punës dhe projektet konkrete që synojnë zhvillimin lokal.
“VLEN sepse punon, VLEN sepse dëgjon, VLEN sepse sjell ndryshim,” u dëgjua shpesh nga përkrahësit gjatë tubimit.
Fushata në Tearcë po merr gjithnjë e më shumë vrull, ndërsa qytetarët po bashkohen rreth mesazhit të Koalicionit VLEN dhe kandidatit të tyre, Daut Memishi.
Tearca është me Dautin – sepse ndryshimi VLEN!