Përgjegjës për gjenocidin, hoteli refuzon turistët izraelitë

Menaxheri i një objekti akomodimi në Selva di Cadore, Belluno, Hotel Garni Ongaro, ka refuzuar një grup turistësh izraelitë me arsyetimin se “ata që janë përgjegjës për gjenocidin, nuk janë klientë të mirëpritur”.

Sipas mediave italiane, turistëve iu është kërkuar që të anulojnë rezervimin, në të kundërt do ta kryejnë vetë ata.

“Prandaj nëse dëshironi të anuloni rezervimin tuaj, do të jeni të lumtur ta bëni këtë, në të kundërt ne do t’ju ofrojmë një anulim falas”.

Struktura akomoduese nuk ka dashur të japë shpjegime apo deklarata për mediat vendase.

Historia u bë e ditur nga faqja e internetit e komunitetit hebre të Milanos “Bet Magazine Mosaico”, e cila ia atribuon një grupi turistësh izraelitë që synonin të bënin pushime në Dolomites në fillim të nëntorit.

Ndërkohë menaxheri i hotelit, Patrick Ongaro, ka publikuar një mesazh në profilin e tij social, ku pretendon se është kërcënuar “nga një organ i papërcaktuar izraelit”, duke konfirmuar refuzimin e tij për të mirëpritur klientët izraelitë. (A2 Televizion)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button