Përfundon takimi Mickoski-Taravari: Çdo bashkëpunim me BDI-në nënkupton largim nga Qeveria!

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit të ASH-së, Arben Taravari.
Në takim siç mësohet kryeministri Hrisitjan Mickoski, ka përsëritur qëndrimet e tij, se nuk mund të ketë vend për ASH-në në Qeveri, nëse ka marrëveshje për zgjedhjet lokale me BDI-në.
Është dakorduar që bisedimet të vazhdojnë edhe më tej, ndërsa deri në fund të muajit do të dihet fati i grupit të Taravarit në Qeveri.
Kujtojmë se gjatë ditës, Mickoski ishte i prerë në atë se çdo bashkëpunim me BDI-në, nënkupton edhe largim nga Qeveria.
“Para Arben Taravarit janë dy zgjidhje: njëra është kjo Qeveri e cila ofron reforma dhe ndryshime, ndërsa opsioni i dytë është ai që me vite e ka kriminalizuar shtetin dhe ka shkatërruar institucionet.
“Nuk ka opsion të tretë, kjo është zgjidhja. Do të doja të dëgjojë nga Taravari se cili opsion është më i mirë për të”, tha Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button