Përfundon pa viktima në njerëz sulmi i Iranit me raketa mbi Izrael

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore janë dëgjuar gjithandej nëpër Izrael pas sulmit me raketa balistike nga Irani.

Në një deklaratë të para pak minutave, ushtria izraelite njoftoi se sulmi ka përfunduar dhe se qytetarët në të gjithë vendin tani mund të largohen nga strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të situatës.

IDF u zotua se “do të ketë pasoja për këtë sulm”.

Nuk ka raportime për të lënduar pas breshërisë së raketave, tha shërbimi i ambulancës izraelite.

Sipas radios së ushtrisë izraelite, gati 200 raketa u nisën nga Irani drejt Izraelit.

Sakaq, Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris janë në takim me ekipin e tyre të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar sulmin ajror iranian ndaj Izraelit.

Presidenti Biden shkroi në rrjetin social X se “Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të ndihmuar Izraelin për t’u mbrojtur nga këto sulme dhe për të mbrojtur personelin amerikan në rajon”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button