Përfundoi Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup, u arrit konsensus për kryesuesin e ardhshëm Maltën

Malta do të jetë kryesuesja e ardhshme e Organizatës në vitin 2024, 57 vende anëtare unanimisht vendosën në margjinat e Takimit të 30-të Ministror të OSBE-së, që tri ditët e fundit u mbajt në Shkup. T

ë pranishmit morën gjithashtu vendim për zgjatjen e mandateve të njerëzve të parë të katër institucioneve të rëndësishme të kësaj Organizate.Ndër të tjera, një apel i është dërguar Federatës Ruse për të mundësuar konsensus për buxhetin e OSBE-së.

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm

“Të gjitha shtetet pjesëmarrëse janë pajtuar që Malta të jetë kryesuesja e re për vitin e ardhshëm dhe po ashtu është realizuar plani i Kryesisë së Maqedonisë së Veriut. Kemi arritur të zgjasim mandatet e 4 posteve drejtuese të OSBE-së, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Drejtuesve të 3 institucioneve autonome. Dhe dua që në fillim të përgëzoj Maltën dhe ministrin Borg dhe të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për marrjen e barrës së përgjegjësisë për vazhdimin e misionit të rëndësishëm të OSBE-së”.

Kryesuesi i ardhshëm, ministri i Jashtëm i Maltes, Jan Borg, i falenderoi shtetet antare të OSBE-së për besimin dhe vlerësoi se arritja e konsensuzit dëshmon për përkushtimin e të gjithëve që organizata të vazhdoj funksionimin e saj edhe përskaj të gjitha sfidave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button