Përfundoi debati i amendamenteve për Propozim-Rregulloren e Kuvendit

Anëtarët e Komisionit për çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit përfunduan dje debatin e amendamenteve për Propozim – Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas informacioneve nga Kuvendi, janë pranuar rreth 12 amendamente nga 1965 aq sa dorëzuan nga grupet parlamentare dhe e Majta. Propozim-Rregullorja pritet të futet në rendin e ditës të seancës së re të caktuar për më 20 nëntor.
Propozues i Propozim-Rregullores është kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe është rezultat i bisedimeve disavjeçare të grupeve të deputetëve nga përbërja e mëparshme dhe kjo përbërje parlamentare në kuadër të procesit “Zhan Mone”.



