Përfaqësuesit e Alternativës pjesëmarrës në trajnim mbi demokracinë digjitale dhe marrëdhëniet me publikun

Përfaqësuesit e Qendrës për Komunikim të Alternativës, Zekerija Berisha dhe Erhan Ademi, morën pjesë në një trajnim dyditor të organizuar nga Fondacioni për Demokraci i Westminster, në bashkëpunim me Forumin për Politika të Arsyeshme.
Tema e trajnimit ishte “Demokracia Digjitale dhe Marrëdhëniet me Publikun”, duke adresuar çështje të rëndësishme të komunikimit modern politik.
Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga të gjitha partitë politike, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim idesh dhe përvojash nga rrugëtimet politike të secilit grupim. Kjo iniciativë kontribuon në forcimin e komunikimit dhe transparencës mes partive dhe publikut në epokën digjitale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button