Përafrimi i Legjislacionit tonë me BE-në/Gashi: Jo rastësisht nga Agjenda Reformuese fituam këstin e parë si shtet prej 52.2 milion eurove

Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në emisionin BE dhe NE në RTVM programi në gjuhën shqipe ka folur edhe për përafrimin e Legjislacionit tonë me Legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Sipas Gashit, jo rastësisht Komisioni Evropian përmes Agjendës Reformuese ndau 52.2 milion euro për vendin tonë si kësti i parë në lidhje e këtë temë.
“ Po edhe në këtë pjesë kemi punuar mjaft. Siç e dini, Maqedonia e Veriut është vendi i parë i cili pasi u miratua Agjenda Zhvillimore dhe Plani për zhvillim të Ballkanit, jemi shteti i parë i cili e mori këstin e parë prej 52.2 milion eurove për shkak se të parët ishim që në Parlament i sollëm ligjet që kërkoheshin prej neve nga Agjenda Reformuese e përcaktuar nga Komisioni Evropian. Dhe, d.m.th. siç kanë ardhur ligjet dhe rekomandimet ne menjëherë i kemi futur në procedurë, i kemi votuar. Dhe mendoj se në këtë dimension jemi shfaqur mjaft agjil, të shpejtë. Dhe këtë e dëshmon vet Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian me të cilën edhe e paguan këstin e parë me njëfarë forme e shpërblen punën reformuese të Parlamentit në përafrimin dhe harmonizimin Parlamentit dhe Legjislacionit tonë me të Bashkimit Evropian ”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button