Për Palçon ende nuk ka asnjë akuzë, gjyqi për të tjerët nis javën e ardhshme

Hetimi ndaj të dyshuarit të parë Ljupço Palevski Pallço për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi ka përfunduar.

Tani ai ka të drejtë të shqyrtojë provat në dy javët e ardhshme, që do të thotë se gjykimi i tij do të fillojë në shtator.

Kjo nuk vlen për të pandehurit e tjerë, gjykimi i të cilëve është caktuar për të martën, më 30 korrik. Gjithashtu është e paqartë nëse gjykimi për të gjithë të akuzuarit do të jetë i kombinuar apo ata do të gjykohen veçmas.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button