Per dy ditë dy funksionarë të BDI-së në burg, pranga edhe për Ardian Muçën

Gjykata Penale në Shkup ka caktuar paraburgim për Ratko Kapushevskin, Ardian Muçën dhe Erxhan Sulkoskin, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit te dëshmitarët.

Kapushevski dhe Sulkoski janë pronarët e kompanisë RKM, përmes së cilës janë realizuar furnizimet e mazutit për TEC Negotinë me vlerë mbi 167 milionë euro. Sipas Prokurorisë, ky proces është kryer përmes keqpërdorimeve dhe pastrimit të parave.

Muça ka qenë drejtor i një sektori në EMV.

Ndërkohë, për Asmir Jahoskin (pronar i “Pucko Petrol” dhe djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski), gjykata ka caktuar arrest shtëpiak pasi prokurori ndryshoi kërkesën dhe hoqi dorë nga masa më e rreptë e sigurisë.

Për 7 të dyshuar të tjerë, janë caktuar masa të kujdesit.

Në total, 11 persona, përfshirë Kapushevskin dhe Jahoskin, janë të dyshuar për abuzime me tenderin milionësh për mazutin e TEC Negotinë.

Ndërkaq, një tjetër i dyshuar, Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i EMV-së, ndodhet në arrati.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button