Për 6 muaj, në tenderë me nga një kompani, janë kontraktuar 283 milion euro

Në procedurat e prokurimit publik me vetëm një ofertë nga janari deri në qershor të vitit të kaluar janë lidhur kontrata në vlerë prej 283 milionë euro.

Çdo e treta kontratë për prokurim publik gjatë kësaj periudhe ka qenë në procedurë jo konkurruese dhe kjo, siç theksohet në raportin e Qendrës për Komunikim Civil, është veçanërisht shqetësuese në fushën ku shpenzohet një pjesë e konsiderueshme e parasë publike – shëndetësia, raporton Alfax.

Në të gjithë tenderët e shëndetësisë që kanë qenë objekt monitorimi, siç thuhet në raport, nuk ka pasur konkurrencë në procedurën e prokurimit publik.

“Konkurrenca mungon edhe në tenderët me vlerë të madhe, si furnizimi dyvjeçar me insulinë dhe glukagon për 2023 dhe 2024, me vlerë 28 milionë euro”, thuhet në raportin e Qendrës për Komunikim Civil.

Në një pjesë të konsiderueshme të procedurave të përfunduara gjatë kësaj periudhe, siç thuhet në raport, përcaktohen sasitë e asaj që prokurohet, gjë që në dëm të parave të buxhetit pamundëson që kompanitë të ofrojnë çmime më të ulëta për sasi më të mëdha të prokurimit. Kjo lloj qasjeje, thekson QKC-ja, mundëson manipulime dhe keqpërdorime në fazën e realizimit të kontratave.

Një nga gjetjet kryesore të raportit është se në një procedurë jotransparente, me negocim, pa shpallje të pulikuar paraprakisht, në gjysmën e parë të vitit 2023 janë lidhur kontrata me vlerë totale rreth 11 milionë euro.

“Një e treta e vlerës së këtyre kontratave i takon kontratave të lidhura nga SHAektranat”.

Sa i përket vlerës, pothuajse një e treta e këtyre kontratave i takojnë SHA Elektranat e Maqedonisë. Kjo kompani shtetërore ka lidhur katër kontrata në vlerë të përgjithshme prej 212.171.080 denarë (3,4 milionë euro), thuhet në raport.

“Kjo sjellje e institucioneve nuk është në përputhje me parimet e ekonomizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të shfrytëzimit të fondeve publike sipas nenit 4 paragrafi 2 të Ligjit për Prokurimin Publik, sipas të cilit autoriteti kontraktor kryen prokurimin publik në një mënyrë. që do të sigurojë cilësinë adekuate të objektit të prokurimit në raport me qëllimin dhe vlerën e tij”, shkruan më tej në raport.Alfax.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button