Për 41.7 për qind më shumë të sëmurë nga gripi në krahasim me javën e kaluar

Gjithsej 1.675 raste të reja me grip, sëmundje të ngjashme me gripin janë raportuar në vend në javën e tretë të këtij viti që është 41.7 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar, kumtoi Instituti për Shëndet Publik (ISHP).
Krahasuar me javën e tretë të sezonit të kaluar, numri i të sëmurëve është më i lartë për 47.6 për qind krahasuar me javën e tretë të kurbës tipike të epidemisë (modeluar nga sezoni i 13 i fundit), rritja është me 32.2 për qind.
Sa i takon moshës 1.012 persona janë të moshës nga 15-64 vjet, 256 fëmijë të moshës nga 5-14, 237 fëmijë të moshës nga 0-4 vjet dhe 170 persona janë të moshës mbi 65 vjet. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-4 vjet.
Të sëmurët janë paraqitur nga 27 QSHP, në Shkup – 295, Manastir – 287, Tetovë – 165, Gostivar – 149, Dibër – 110, Kumanovë – 104, ndërsa në vende tjera, numri është 100.
Gjatë kësaj jave, është regjistruar një rast i vdekjes i asocuar me grip. Bëhet fjalë për një person të moshës 45 vjeçare nga Negotina i cili ishte i shtruar në spitalin e Klinikës infektive. Tek personi i vdekur është konstatuar prania e sëmundjeve shoqëruese (kardiovaskulare, plumonare, diabeti, obeziteti) dhe nuk ishte i vaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal. Tek viktima është konstatuar laboratorikisht gripi A(H1)pdm09.
Numri i përgjithshëm i rasteve të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin në sezonin 2023/2024 është 5.175. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, ka një rritje prej 22.3 për qind, ndërsa krahasuar me modelin e 13 sezoneve të fundit, ka një rritje prej 34.6 për qind.



