Pentagoni thotë se dhjetë emigrantë të rrezikshëm dërgohen në Guantanamo

Dhjetë emigrantë të paligjshëm “me rrezikshmëri të lartë” janë dërguar në Guantanamo dhe po mbahen në bazën amerikane në Kubë, ka njoftuar Pentagoni. Kurse Shtëpia e Bardhë më pas ka bërë të ditur se bëhet fjalë për anëtarë të një bande të fuqishme.

Pentagoni ka thënë se këta dhjetë individë që paraqesin rrezik të madh aktualisht po strehohen në ambientet e lira të qendrës së ndalimit.

“Agjencia amerikane për emigracion dhe dogana po ndërmerr këto masa për të garantuar ndalim të sigurt të këtyre individëve deri kur ata të mund të transportohen në shtetin e tyre të origjinës apo në një destinacion tjetër të përshtatshëm”, thuhet në njoftimin e Pentagonit.

Ndëersa, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, më pas ka theksuar se avioni që bartte emigrantët kishte arritur në Kubë dhe bëhej fjalë për dhjetë anëtarë “të bandës ndërkombëtare Tren de Aragua”.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi përgatitjen e një ndërtese për emigrantë me kapacitet prej 30 mijë personash në këtë bazë detare amerikane.

Baza në Guantanamo njihet kryesisht si qendër ndalimi për të dyshuarit për terrorizëm, por në të janë mbajtur edhe emigrantë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button