Pendarovski: Qeveria ta vazhdojë afatin e dokumenteve deri në shtator
Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Tema e ditës” në televizionin Sitel, duke folur për procesin e ndryshimit të dokumenteve personale për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, propozoi vazhdimin e afatit për nxjerrjen e tyre.
“Së pari, është një poshtërim i turpshëm i qytetarëve maqedonas. Dhe e panevojshme. Së dyti, këtë ua propozova të paktën dy ministrave në Qeverinë e Maqedonisë – me një ndërhyrje të shpejtë në dy ligje – Ligjin për letërnjoftimet dhe Ligjin për dokumentet e udhëtimit, dhe nëse është e nevojshme Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, gjë që bëhet për një pasdite, e dimë që mund të bëhet në një pasdite, nuk ka pse të jetë me flamur evropian. Do t’i ndryshojmë ato dy ligje, do ta zgjasim afatin, në vend të shkurtit, afati të jetë shtator-tetor, paraprakisht do t’i informojmë grekët se nuk kemi ndërmend të ikim nga obligimet nga Marrëveshja e Prespës”, tha presidenti Pendarovski.