Pendarovski: Për herë të parë në historinë tonë emërova një grua oficere

Presidenti Stevo Pendarovski sot foli në Konferencën Rajonale për Gjini dhe Siguri – Shkup 2024, organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ODIHR për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke njoftuar se ka emëruar një oficere të parë femër/

“Edhe pse konferenca e sotme i kushtohet grave në polici, e cila, nga ana tjetër, është nën juridiksionin e Qeverisë, dëshiroj të ndaj shkurtimisht përvojën time në kuadër të kompetencave të mia. Si Komandant i Përgjithshëm, për herë të parë në historinë tonë, emërova një grua oficere. Si president, unë përpiqem për ekuilibrin gjinor si në pozitat më të ulëta ashtu edhe në ato më të larta në kabinetin tim. Dhe unë po i bëj të gjitha këto sepse kështu dua të kontribuoj në promovimin e barazisë gjinore në Maqedoninë e Veriut”, tha presidenti.

“A mund të flasim për siguri të vërtetë njerëzore pa pjesëmarrje më të madhe të grave në sektorin e sigurisë?” A mundet një institucion t’i trajtojë realisht të gjithë qytetarët si të barabartë para ligjit nëse në radhët e tij ka standarde të dyfishta në dëm të grave? Së fundi, a mund të kontribuojë policia në luftën kundër diskriminimit në vend nëse toleron njëkohësisht një kulturë të diskriminimit ndaj grave në radhët e saj?”, ka përfunduar Pendarovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button