Pendarovski: Nuk duhet të ketë etiketime për mediat dhe gazetarët si në të kaluarën

Në lidhje me ndodhitë e fundit në procesin gjyqësor ku janë përfshirë gazetarët e IRL-së, presidenti i vendit Stevo Pendarovski u shpreh se si shtet jemi caktuar për anëtarësim në BE dhe ndajmë vlera evropiane për demokraci, transparencë dhe përgjegjësi dhe se duhet të zbatojmë standardet ndërkombëtare për lirinë e medias.

Sipas Pendarovskit, nuk guxon të ketë etiketime, diskreditime dhe tentime për rregullimin e mediave dhe gazetarëve si në të kaluarën.

“Liria e medias është në mënyrë të drejtpërdrejtë e ndërlidhur me nivelin e demokracisë si një shoqëri”, shprehen nga kabineti i Pendarovskit duke shtuar se opinioni ka të drejtë që në kohë të informohet për çdo çështje të rëndësishme në shoqëri e që ka të bëjë me interesin publik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button