Pendarovski nuk do të kandidojë për mandat tjetër

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski deklaroi se nuk po mendon të kandidojë për mandatin e ardhshëm presidencial. Ai i është përgjigjur negativisht pyetjes së një gazetari nëse po mendon për një mandat të dytë, pa dhënë asnjë shpjegim të mëtejshëm, transmeton Alfax.

Kreu i shtetit mori pjesë në forumin kundër korrupsionit të organizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ku theksoi se lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë që kërkon vullnet politik dhe konsensus të gjerë shoqëror dhe politik.

Ai thotë se ka pasur progres në segmente të caktuara dhe beson se do të jetë katastrofike nëse në raportin e radhës për progresin e vendit nuk tregohet një institucion i vetëm që ka punuar mirë dhe ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit.

Ndryshe, dy ditë më parë në takimin e lidershipit në Kuvend u arrit marrëveshje që tetë maji të jetë data kur Maqedonia e Veriut do të votojë në zgjedhjet parlamentare dhe në raundin e dytë presidenciale. Më herët, më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button