Pendarovski: Duhet të dihen me emër dhe mbiemër gjykatësit të cilët kanë zvarritur proceset gjyqësore

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski sonte ka folur për ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe për reagimet në opinion pas nënshkrimit të Dekretit për publikimin e ligjit.
Presidenti Pendarovski theksoi se është e papranueshme në një shtet demokratik që një proces të zgjasë 10 e më shumë vjet.
Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski iu referua punës së Këshillit Gjyqësor, detyra e të cilit është të sanksionojë gjyqtarët për të cilët konstatohet se zvarritin proceset gjyqësore.
“Gjyqtarët që kanë vendosur të mos gjykojnë, e Këshilli Gjyqësor nuk i dënon, nuk i disiplinon, nuk i distancon nga gjykimi, pse nuk janë në sallë?!”, tha presidenti Pendarovski në intervistën e sonte për “Kanal5”./Telegrafi/


