Pendarovski: Duhet sa më shpejt të bëhemi shtet anëtar i BE-së

Nuk kemi 20 vite të tjera për të pritur, por duhet të hedhim hapat e mëtejshëm, në mënyrë që “A jeni për Evropën?” Të jesh pro Evropës do të thotë të jesh për një jetë më të mirë, ka thënë sot kandidati për president Stevo Pendarovski para qytetarëve të komunës së Çeshinovës-Obleshevës.
“Është mirë të jesh anëtar i BE-së, kur je anëtar i BE-së merr fonde të mëdha nga fondet evropiane, fillimisht për bujqësinë e më pas për infrastrukturën. BE-ja jep para serioze për të siguruar zhvillim të balancuar rajonal në mënyrë që një rajon të mos jetë shumë i pasur e dikush shumë i varfër dhe për këtë është e rëndësishme që ne të bëhemi shtet anëtar i BE-së”, tha Pendarovski.
Por, shtoi ai, opozita bllokon rrugën drejt BE-së, kundërshton marrëveshjet, me pretekstin se do të bëjë marrëveshje të reja, që gjoja do të jenë më të mira.