Pendarovski: Do të vazhdoj të jem president për të gjithë

Qytetarët nuk duhet t’u besojnë politikanëve, qëndrimet e të cilëve ndryshojnë në varësi të asaj se a e thonë në publik apo prapa kamerave televizive, deklaroi kandidati i LSDM-së për president Stevo Pendarovski para qytetarëve të Probishtipit.
Për premtimet, siç e auajti ai, të rrejshme të opozitës, Pendarovski tha se opozitarët thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vite me radhë marrin paga të larta zyrtare si deputetë, si kryetarë komunash, si këshilltarë lokalë.
Ai falënderoi qytetarët e Probishtipit për të kaluarën dhe sërish kërkoi mbështetjen e tyre me 24 prill dhe 8 maj. Duke theksuar se në pesë vitet e fundit atë që ka premtuar e ks realizuar deri në fund. Pendarovski ka theksuar se ai ka qenë, është dhe do të jetë president i të gjithëve.



