Pedri për Topin e Artë: Preferoj që Raphinha ose Yamal ta fitojë atë

Mesfushori spanjoll, Pedri po kalon në një sezon fantastik.
Dhe këtë sezon shpeshherë lojtari është gjendur në listë për të marrë çmimin e Topit të Artë.
Mirëpo Pedri, mendon ndryshe rreth kësaj teme.
“Zakonisht lojtarët që marrin shumë numra e fitojnë atë! Unë preferoj që Raphinha apo Lamine ta fitojnë atë. Janë ata që bëjnë diferencën. Për sa kohë që skuadra fiton tituj, unë jam i lumtur!”, tha për TV3.
Pedri, këtë sezon ka bërë 44 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola dhe 7 asistime.