PDK e pranon ftesën e Vjosa Osmanit

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu në një përgjigje për RTV21 lidhur me ftesën e presidentes Vjosa Osmani ai ka thënë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim.
“Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja”, tha Krasniqi.
Ai ndër të tjera shton se Krasniqi do të merr pjesë në këtë takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet.
“Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë”, theksoi zëdhënësi i PDK-së.